E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria çel sot negociatat për grup-kapitullin e parë
Lajme

Shqipëria çel sot negociatat për grup-kapitullin e parë

Dita e sotme, 15 Tetor, pritet të shënjojë një hap historik për vendin tonë, përsa i takon rrugëtimit në Bashkimin Europian.

Shqipëria do të hapë negociatat me BE, për grup-kapitullin e parë.

Dje u firmos edhe marrëveshja e 6 liderëve të Ballkanit Perëndimor me BE për Procesin e Berlinit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Në takimin që do mbahet në Luksemburg, do jetë i pranishëm edhe vetë kreu i qeverisë Edi Rama, bashkë me ekipin që do përfaqësojë Shqipërinë.

Nga sot, nis dhe shqyrtimi i grup- kapitullit të parë, një ndër më të rëndësishmit, pasi prek fusha thelbësore, siç janë; drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik apo reforma e administratës publike. Në këtë grup, siç quhet ndryshe edhe ‘bazat’ ose ‘themeloret’, përfshin edhe prokurimet publike, statistikat dhe kontrollin financiar.

Ky grup-kapitull hapet i pari dhe mbyllet në fund të procesit të integrimit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave. Ndërkohë, dita e sotme shënon edhe mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare BE-Shqipëri.

Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi kandidatit për në BE në qershor 2014. BE mbajti konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë në korrik 2022.

Grup kapitulli i parë për të cilët Shqipëria hap negociatat:

-Funksionimi i institucioneve demokratike
-Reforma e administratës publike
-Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore
-Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria
-Kriteret ekonomike
-Kapitulli 5 – Prokurimi publik
-Kapitulli 18 – Statistikat
-Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Ekipi që përfaqëson Shqipërinë nesër në Luksemburg:

Kryeministri Edi Rama
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani
Kryenegociatorja Majlinda Dhuka
Ambasadori Ferit Hoxha
Zv.ministrja e Jashtme, Megi Fino
Zv.ministri i drejtësisë, Tedi Tobi
Zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari
Drejtoresha e bashkëpunimit evropian në Ministrinë e Jashtme
Drejtoresha e DAP
Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli
Drejtoresha e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta
Departamenti i politikës dhe integrimit në kryeministri

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.