E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria dënohet me  gjobë  44 mln USD
Lajme

Shqipëria dënohet me gjobë 44 mln USD

Portali i arbitrazheve, GAR (Global Arbitration Review) bëri me dije se Shqipëria ka humbur edhe apelin për gjobën e marrë në Arbitrazhin Ndërkombëtar për një vlerë prej 44 milionë dollarë.

GAR shkruan se një gjykatë në Paris ka lënë në fuqi dënimin prej 44 milionë dollarësh kundër Shqipërisë për një projekt të një autostrade malore.

Por portali thekson se ky vendim është i pari në llojin e tij, për shkak se dështimi për të ngritur një kërkesë në një proces paraprak të bordit të mosmarrëveshjeve është vlerësuar si çështje pranueshmërie, jo juridiksioni.

Kompania Aktor vendosi të padisë Shqipërinë, pasi qeveria e Edi Ramës në mënyrë skandaloze, i futi asaj një kompani nënkontraktore, në pronësi të Edmond Begos.

Ky i fundit njihet si miku trafikant i Taulant Ballës.

Skandali është denoncuar vazhdimisht nga lideri demokrat, Sali Berisha. © SYRI.net

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.