E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria drejt marrëveshjes 300 mln euro me SHBA për pajisje ushtarake
Bota

Shqipëria drejt marrëveshjes 300 mln euro me SHBA për pajisje ushtarake

Qeveria shqiptare pritet të zhvillojë më 30 korrik një seancë të posaçme, ku në fokus do të jetë një marrëveshje e rëndësishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për blerjen e pajisjeve ushtarake me vlerë rreth 300 milionë euro.

Sipas burimeve, kjo marrëveshje synon rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes së Shqipërisë deri në nivelin 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke përmbushur kështu objektivin financiar të përcaktuar nga NATO për vendet anëtare.

Arritja e këtij niveli shihet si një hap i rëndësishëm për Shqipërinë, veçanërisht në prag të zhvillimeve të pritshme në kuadër të organizimit të samitit të NATO-s në Tiranë, ku përmbushja e angazhimeve të Aleancës pritet të jetë një nga çështjet kryesore të diskutimit.

Më herët, administrata amerikane dhe presidenti Donald Trump kishin ngritur shqetësime për nivelin e shpenzimeve ushtarake të Shqipërisë, pasi ato ishin rreth 1.6% të PBB-së, nën objektivin e kërkuar nga NATO.

Në rast të finalizimit të marrëveshjes, Shqipëria do të përmbushte detyrimin financiar ndaj Aleancës, ndërsa njëkohësisht do të forconte më tej marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.