E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria humb 3 pozicione në FIFA
Lajme

Shqipëria humb 3 pozicione në FIFA

Pak ditë më parë, Shqipëria rishkroi historinë duke u kualifikuar për herë të dytë në Kampionatin Europian.

Por pavarësisht rezultateve pozitive dhe vendit të parë në grupin E, këto nuk kanë mjaftuar për të ndryshuar renditjen në FIFA.

Madje përkundrazi, Shqipëria ka humbur 3 pozicione në tabelë që nga përditësimi i fundit. Nëse në renditjen e 26 Tetorit, Shqipëria ishte në vendin e 59 me pikë në rritje, në renditjen e fundit, të 30 Nëntorit, Shqipëria renditet në vendin e 62-të me pikë në rënie.

Në këtë renditje, një rol të rëndësishëm kanë luajtur dy ndeshjet e fundit ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe ku kuqezinjtë u mjaftuan vetëm me barazime.

Ndërkohë Kosova e cila arriti të marrë 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, në 3 përballjet e nëntorit, ka ngjitur 4 vende në renditjen e kombëtareve nga FIFA.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.