Shqipëria jashtë BE-së edhe 7 vite të tjera, Hahn: Serbia dhe Mali i Zi janë më përpara
Komisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn, ka dhë ë një intervistë për Deutsche Welle-n lidhur me integrimin e Ballkanit perëndimor në BE.
Në intervistën e tij ai nuk ka pranuar të deklarohet kush do hyjë i pari në BE dhe kush më vonë, por thekson se Serbia dhe Mali i Zi kanë përparuar më shumë në këtë drejtim.
Ndërsa në prezantimin e strategjisë për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Mogherini ka thënë se në rajon janë bërë shumë përpjekje dhe që në të ardhmen kërkojnë partner të rinj në përputhje me kushtet e vendosura, Hahn përmendi edhe Kosovën.

Sipas tij Kosova po përpiqet me rezultate positive dhe se dialogu i saj me Serbinë ka rëndësi.
‘Ka dhënë rezultate pozitive dhe që rruga që do gjejë Kosova me Serbinë sigurisht që do ketë efekte positive për Kosovën dhe Serbinë.
Ky në fakt është edhe një presion pozitiv në rajon në mënyrë që të ecin sa më shpejt drejt BE. Ky presion do t’i ndihmojë. Qëllimi është që të kemi qëndrueshmëri. Po ashtu edhe ekonomia është një element i rëndësishëm.’

Sipas Komisionerit për zgjerimin, Hahn, rajoni është ende i brishtë dhe ka shumë probleme, por BE është aty për të eksportuar stabilitet dhe zhvillim dhe rajoni ka perspektivë europiane.
Në intervistën e tij Hahn pranon se do jetë e vështirë për vendet e Ballkanit Perëndimor që të integrohen në BE para vitit 2025, edhe pse nuk e vë atë si kufi vendimtar.
“Viti 2025 është thjesht përcaktim indikativ, nëse doni kështu një motivim, një ambicie për vendet që janë të afta të përmbushin detyrat që kanë. Kjo është e mundur, ndryshe nuk do ta bënim propozimin. Çështja kryesore është që çdokush e ka të qartë se stabiliteti i këtij rajoni, pajtimi mes këtyre vendeve, është i arritshëm vetëm me perspektivën europiane. Prandaj është në interesin europian të punojnë për integrimin për të shmangur destabilizime të tjera.”
Hahn theksoi gjithashtu se problemet me të cilat përballen vendet e rajonit janë korrupsioni dhe mungesa e perspektivës ekonomike, ndërsa për sa u përket vendeve që janë më pranë integrimit, Hahn theksoi se Serbia dhe Mali i Zi kanë përparuar më shumë në këtë drejtim, por edhe vendet e tjera kanë mundësi të mira, nëse zbatojnë reformat.
“Korrupsioni është një nga problemet më të mëdha, problemi tjetër të paktën në disa pjesë të rajoni është mungesa e perspektivës ekonomike, por në një mënyrë të dyja janë të lidhur me njëra-tjetrën. Sigurisht sot Serbia dhe Mali i Zi i kanë ndërkohë të hapura negociatat e anëtarësimit, pra mund të thuhet se këto janë më të avancuarat, por sinqerisht sot nuk do ta ndaja askënd, pra se këto apo ato vende do ta kalojnë finishin të parët.”
VINI RE: Citimet janë marrë nga DW.com
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



