Shqipëria ka nevojë për koka, jo për bythë të reja!
Kanë filluar propozimet për të futur njerëzit nëpër listat e deputetëve. Këto propozime kanë nisur të lobohen prej njerëzve të klikuar të internetit por edhe nga portalet. Llloj lloj bythe mediatike është duke propozuar një emër koke apo më shumë, në varësi të qokave që ka nevojë të shpërndajë.
Interesante është se askush nuk flet për lirinë e zgjedhjes por flasin vetëm për të zgjedhurit. Askush nuk flet për mënyrën e zgjedhjes por flitet vetëm për bythën që do të ulet në karrige. Askush nuk flet më për marrëveshjet e pista. Askush nuk flet më për Kodin Zgjedhor të mashtrimit. Akush nuk flet për paktet e fshehta mes partive të mëdha për të ruajtur statukuonë. Akush nuk flet për arratinë e madhe që po projekton politika kancerogjene e Tiranës, pasi është tashmë plotësisht e qartë se mungesa e shpresës dhe zhytja e njerëzve në dëshpërim, duke u treguar atyre se në këtë vend nuk ka për të ndryshuar kurrë asgjë, do t’I shtyjë shqiptarët të braktisin vendin në një eksod tjetër masiv.
Askush nuk shqetësohet kush janë këta që vendosin që dikush të futet në listë dhe kush janë ata që vendosin, kush është në vend të sigurtë në listë dhe kush është për gomë rezervë.
Këto fushata lobimi për të zgjedhur se cila është menderja që do të ulet në karrige, pa diskutuar tërësinë e procesit i cili është një kancer i gjallë, që po e vret Demokracinë në vend, nuk janë gjë tjetër përvecse biznes sezonal, sepse sistemi ka nevojë të rindërtohet nga themelet, jo të restaurohet me suvatime që iu del boja në 6 muajt e parë. Keto procese teresisht te pavlera jane te iniciuara nga kasta per te krijuar klime te nje Fake-Demokracie, qe ka per qellim te jape pershtypje se ne kete vend ka Demokraci, por qe njekohesisht te ruaje status-quone. Kjo është arsyeja përse ky vend i mjerë, nuk lejohet të bëhet dhe e mbajnë peng dallkaukët e vegjël të selive, që i vetmi sport që njohin janë dallaverat sezonale në kohë fushatash një herë në dy vjet. Sepse ne këto realitete shoqërore dhe kulturore injorante dhe mjerane ku jetojmë, ku mungon plotësisht kultura demokratike, kultura e ligjit, kultura e sovranit, kultura e kushtetutës, kultura e republikës, kultura e institucioneve demokratike, kultura e vendimmarrjes politike, kultura e barazisë përpara ligjit, kultura e barazisë që në nisje të garës elektorale, kultura e zgjedhjeve të lira dhe të drejta, rëndësi ka cila bythë do të ulet në karrigen e shtetit. Ky vend nuk ka për t’u bërë kurrë, po nuk i zëvendsuam bythët me kokë! /Puls7.com
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



