E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria ka nevojë të shkëpusë lidhjet e krimit me pushtetin
Publik News

Shqipëria ka nevojë të shkëpusë lidhjet e krimit me pushtetin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka shpërndarë një postim të ambasadorit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili ka kujtuar fjalët e gjykatësit Paolo Borsellino, në 28-vjetorin e tij të vdekjes.

Bardhi shkruan se Shqipëria sot më shumë se kurrë, ka nevojë të shkëputet nga mafia.

Ndër të tjera ai shkruan se beteja me mafian duhet të fitohet për ta bërë Shqipërinë një vend të jetueshëm për qytetarët e ndershëm.

“Fatkeqësisht, fjalët e Borsellinos janë akoma të vërteta për vendin tonë. Beteja me mafian duhet të fitohet për ta bërë Shqipërinë një vend të jetueshëm për qytetarët e ndershëm.Raporti i Antimafias, shpalos nevojën që ka Shqipëria, për të shkëputur lidhjet e krimit me pushtetin,” shkruan Bardhi.

Fjalët e gjykatësit Paolo Borsellino për luftën kundër mafias, të shpërndara nga ambasadori Soreca:

Lufta kundër mafias, që është problemi i parë për t’u zgjidhur në vendin tonë fatkeq dhe të bukur, duhet të jetë jo vetëm një aksion shtypës i ftohtë, por një lëvizje morale dhe kulturore, që përfshin këdo, veçanërisht, brezin e ri, më i përshtatshmi për të ndjerë shijen e freskët të lirisë, që vjen nga fshirja e baltës së kompromisit moral, indiferencës, të afërsisë dhetë bashkëpunimit.

111111111111.png

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.