E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria merr drejtimin e OSBE
Publik News

Shqipëria merr drejtimin e OSBE

 

rama kembet

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Bratislavës, në Sllovaki, ku Shqipëria pritet të marrë drejtimin e OSBE për vitin e ardhshëm.

Në një video të postuar live në profilin e tij në FB, kryeministri Rama duket se ndodhet në një zyrë me këshilltarin e tij për marrëdhënien me median dhe një tjetër person, duke u përgatitur për fjalimin që Rama do të mbajë për të pranishmit.

 

Një detaj që ka tërhequr vëmendjen në videon e postuar në faqen zyrtare të Facebook, që shihet nga miliona përdorues të rrjeteve sociale, është gjesti i kryeministrit, ku këmbët i ka vendosur mbi tavolinë, dhe i ul kur shërbimi i sjell kafen në zyrë.

“Pak përpara fjalës së marrjes së kryesisë së OSBE për vitin 2020 🇦🇱 Nder dhe përgjegjësi e madhe drejtimi i kësaj organizate ndërkombëtare të dorës së parë, si edhe mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë Shqipërisë të shkēlqejë në krye të punëve të mëdha e të sfidave të posaçme të OSBE”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.