E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria merr tjetër vendim, mbyllet shkolla e financuar nga Irani në Tiranë (dokumenti
Publik News

Shqipëria merr tjetër vendim, mbyllet shkolla e financuar nga Irani në Tiranë (dokumenti

Ministria e Arsimit ka mbyllur shkollën “Saadi” që ushtronte aktivitet prej disa vitesh në Tiranë. Vendimi është marrë ditët e fundit dhe mban firmën e ministres së Arsimit, Besa Shahini. Ministria nuk jep detaje mbi arsyet që kanë çuar në këtë vendim të beftë, por duket se gjithçka ka ardhur pas shpalljes “non grata” të dy diplomatëve iranianë në Tiranë pak ditë më parë.

Diplomatët janë Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast. Njëri prej tyre ishte drejtues i fondacionit “Saadi Shirazi” që financon pikërisht shkollën në fjalë.

Në vendimin për mbylljen e shkollës, ministria i kërkon asaj që t’u kthejë nxënësve pagesat e kryera deri më tani, të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për t’u registruar në shkolla të tjera dhe të dorëzojë regjistrat.

Gjithashtu urdhërohet edhe ngritja e një komisioni prej tre vetash që do të ndjekin procedurat e mbylljes së shkollës./abcnews

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.