E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria nën ujë/ Rama: Me Micotaqisin folëm për… koronavirusin
Publik News

Shqipëria nën ujë/ Rama: Me Micotaqisin folëm për… koronavirusin

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘Twitter’ ka treguar detaje nga takimi që zhvilloi sot me homologun e tij grek Micotaqis.

Kreu i qeverisë shqiptare shprehu falënderime në lidhje me mikpritjen, ndërsa theksoi se në fokus të bisedës së tyre ishte situata me Covid-in apo dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kjo vizitë vjen teksa Shqipëria ndodhet nën pushtetin e ujit dhe përmbytjet ishin paralajmëruar. Nga ana tjetër, Rama nuk tha asgjë për zgjerimin e Greqisë në ujërat shqiptare.

MESAZHI I RAMËS

Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale! Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjike.

Por mediat greke shkruajnë se marrëveshja ka provokuar një reagim të ashpër nga Ankaraja, pasi Rama ka pranuar publikisht të drejtën e Greqisë për të zgjatur vijën bregdetare në 12 milje.

Po ashtu Dendias bën të ditur se edhe çështja e pandemisë u diskutua gjithashtu në takim. Duke qenë se vendi ynë ka mundësi të kufizuara për tu furnizuar me vaksina për shkak se nuk jemi pjesë e Bashkimit Evropian,

Teksa kujton se mijëra shtetas shqiptarë jetojnë në Greqi dhe shpesh lëvizin në Shqipëri për periudha të shkurtra kohore, Dendias konfirmon se Greqia ka në qendër të saj promovimin e kuotës që do të vendoset së shpejti në nivelin evropian, për vendet fqinje, kryesisht në Ballkanin Perëndimor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.