Shqipëria nënshkruan marrëveshjen me OBSH
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka mbajtur një konferencë të përbashkët me drejtorin e OBSH për Europën dr. Hans Kluge.
Manastirliu në fjalën e saj është shprehur se ka nënshkruaj një marrëveshje me OBSH, ku Shqipëria do të jetë pjesë e një studimi klinik për trajnim e Covid.
Ndër të tjera Manastirliu është shprehur se se janë rritur kapacitete me katër herë më shumë, ndër të tjera ajo tha se rreth 368 mijë qytetarë kanë marrë vaksinën e gripit, duke përfshirë këtu mjekët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar.
Deklarata e plotë:
Jemi në një betejë për më shumë se 8 muaj. Shqipëria u prek nga një tërmet falë bashkupunimit dhe solidariteetit ja dolëm për t’u ringritur edhe më të fortë. Edhe pse mes një fatkeqësie nuk na ka munguar as forca dhe as vullneti për t’i bërë ballë sfidave. Shëndeti i qytetarëve është i pari për ne, ndaj kemi marrë dhe do të marrim masa për tja dalë. Për mjekët infermierët dhe epidemiologët që po bëjnë një punë të jashtëzakonshem kemi siguruar dhe po vijojmë të sigurojmë që prej ditës së parë të pandemisë mbështetje financiare.
Rritja e pagave me 40% si një rritje historike tregon kujdesin tonë të sinqertë. Strategjia e përballimit vjeshtë-dimrit që vjen nga ekspertëtë tonë dhe të mbështetur nga OBSH dhe ekpertë të tjerë, të cilët janë udhërrëfyes për të andresuar të gjitha nevoja në përgjigje të situatës së pandemisë. Kemi rritur kapacitete me 4 herë nga muaji qershor. 550 shtretët në 4 struktura janë të disponueshme dhe në funksionalitet në rastene e pacientëve. Ndërkohë që kemi 3 skenarë të përfshirjes së spitaleve rajonale që e cojnë këtë kapacitet në 1600 shtretër dhe duke vijuar me trajnimi e ekipeve mjekësore. Ka qenë vaksina e gripit duke e katërfishura me një vitë më parë 368 mijë pjesë e grupit të riskuar, të cilët janë mjekët të gjitha stafet tona, i gjithë ekipi ynë janë vaksinuar ndërkohë që vijon shpërndarja e vaksina për grupet e tjera të popullatës. Në të gjithë OBSH ka qenë partneri strategjik qoftë në nivel të mbështethjes teknike por edhe atë strategjike.
Shqipëria për të parën herë është bërë pjesë e një studimi për terapitë e trajtimit Covid me OBSH. Për herë të parë bëhemi pjesë e këtij studimi klinik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



