SHQIPËRIA : NJË KËNGËTARE GJOKSMADHE QË STONON
Rasti i gjyqtares se Elbasanit eshte thjesht nje mesatare ne panoramen e pergjithshme te atmosferes estetike qe mbizoteron sot ne Shqiperi. Ajo nuk eshte rast i jashtezakonshem, nuk perben nje rast egzemplar dhe pikerisht ketu e ka fillin tragjedia qe po ndodh. Hidhini nje sy televizioneve. Spikeret duhen medoemos te bukura dhe me gjoks te madh. Prezantueset poashtu. Moderatoret e rubrikes se parashikimit te motit po e po. Te gjithe televizionet jane ne nje gare te shfrenuar per buze, gjoks dhe prapanica. (ndjese per termat). Per te kuptuar se sa vlere permbajtesore ka kjo mani le te shtrojme pyetjen: a ka bukuroshe me gjoks te madh ne vendet e tjera evropiane dhe perse ne televizionet e tyre, nr i gjoksit nuk eshte kriter? E njejta psikoze e frikshme mbizoteron dhe muziken, kengen.
Nje rol destruktiv te frikshem luajne mediat ne prezantimin qe ju behet kengeve dhe kengetareve. Ne momentin qe ne media thuhet se kengetarja X ndez e terbon fansat pasi nuk kishte te mbathura nen fustan, te gjitha vlerat marrin fund. Vetem analizimi i nje fraze e tille mjafton per ta diagnostikuar shoqerine si te cmendur. E njejta gje ndodh dhe ne administrate. Propabiliteti qe nje femer sexy te punesohet eshte 100% me i madh se sa per nje femer te shkolluar por normale nga paraqitja. Ne nje mori te konsiderueshme rastesh publike ne intervista, shkrime, kronika, prezantime etj, mund te degjosh apo lexosh “sekreti per t`u dukur e bukur apo e re”.
Gjithmone e me rralle apo aspak mund te ndeshesh me analogen “sekreti per t`u bere me e ditur”. Sigurisht kjo eshte gjithesociale si pandemi dhe per pasoje as burrat nuk ngelen pas. Shikoni deputetet, politikanet. Kujdesi ekstrem per paraqitjen eshte nje tregues i trishtueshem , i frikshem qe na ben me dije mbi renien e lire drejt injorances dhe bjerrjes kulturore. Neper TV, ne forume politike, ne ambjente te ndryshme te administrates nuk ndodh pothuajse kurre te gjesh nje femer te veshur bukur por thjesht. Zakonisht ambientet e lartpermendura konsiderohen si pista e vallezimit te nje dasme ku grate “perleshen” per fustanin me te bukur, per modelin me te bukur te krehjes se flokeve, per canten apo varsen me te kushtueshme.
E gjithe kjo pamje e dhimbshme nuk ka shoqe ne asnje vend te perendimit. Asnje politikane evropiane nuk shkelqen nga luksi. Nje tjeter pyetje e thjeshte: si ka arritur ne majat me te larta te politkes evropiane Ursula von der leyen pa patur anje aset joshes trupor ? Perse ajo vishet thjesht? Cfare vleresojne gjermanet nese jo modelin e flokeve dhe numurin e gjoksit? Pergjigja vjen poaq thjesht : sepse atje vleresohet dituria, karriera, morali dhe etika. Ndaj dhe rasti i gjyqtares se Elbasanit eshte vertet skandaloz ne vecanti, por ne kontekstin e pergjithshem te zhvillimeve ne Shqiperi ajo eshte thjesht nje sekuence e filmit me metrazh te gjate i cili ju serviret shqiptareve dhe kontribuon suksesshem ne degradimin e tyre estetik qe eshte shprehje e degradimit kulturor. Rasti i gjyqtares nuk eshte as i pari as i fundit po te kemi parasysh trendy-n e kohes ku lider i kaosit dhe katrahures etike dhe estetike eshte vete kryeministri.
Perderisa kryeministri Surrelit luan basketboll dhe pikturon ne zyren e shtetit, nuk ka pse te mos beje sfilate dhe gjykatesja e Elbasanit. Kjo epoke eshte e plastikes, e botoksit, e silikonit. Ndonje dite do te jete shume e veshtire te dallosh ku mbarojne humanoidet dhe ku fillojne manekinet. Sfida para se ciles ndodhemi, beteja e vertete per mbijetese dhe per te ardhmen e shoqerise shqiptare eshte beteja midis dijes dhe injorances, midis siperfaqes dhe permbajtjes. Per sa kohe, babezia per trupa do te jete ne avantazh, do te jemi te destinuar te notojme ne batak dhe terr.
Per sa kohe, babezia per trupa do te jete ne avantazh reforma ne drejtesi, ne arsim, kulture e shendetesi nuk do te kene asnje vlere. Me keto ritme, Shqiperia brenda nje kohe te shkurter do te jete si nje kengetare sexy gjoksmadhe qe e ka te dashurin biznesmen por qe stonon si derr.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



