Shqipëria një nga ‘rrugët e sigurta’ të Ballkanit për trafikun e drogës
Shqipëria është një nga vendet e preferuara të bandave kriminale për të trafikuar lëndët narkotike. Me një pozicion gjeografik të përshtatshëm dhe korrupsion të lartë të zyrtarëve, vendi ynë bëhet një nga rrugët e sigurta të Ballkanit nga ku mund të kalosh drogën. Këtë e kanë treguar edhe dërgesat e mëdha të arkave me banane nga Amerika Latine, të cilat nga poshtë kanë pasur kokainë, që kanë tentuar të kalojnë nëpërmjet Shqipërisë.
Një një shkrim mjaft analizues Opinione.it raporton për një kartel të ri që trafikonte kanabis, kokainë dhe heroinë nga Shqipëria në Itali. Ndaj për autoritetet është shumë e ndërlikuar të luftojë ndaj mafiozëve që menaxhojnë kokainën, e cila mbërrin më pas në zemër të Evropës. “Rruga ballkanike”, ku përfshihet Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi, është përdorur prej kohësh për të sjellë heroinën afgane në Evropë përmes Turqisë.
Shkrimi ndalet edhe te një rast konkret i veprimit të karteleve me eksponet të krimit. Arrestimi i Ardjan Cekinit, anëtar i klanit Bellocco, i ekstraduar në Itali nga Ballkani në vitin 2021, sipas Opinione.it, është dëshmi e përpjekjes së klaneve mafioze kalabreze për të depërtuar në rrugën ballkanike të trafikut të drogës. Cekini po përpiqej të trafikonte kokainë në Ballkan për llogari të familjes mafioze ku bënte pjesë.
“Sigurisht, Shqipëria ka një pozicion perfekt për të arritur në brigjet italiane dhe për të importuar drogë, madje më të mirë se Greqia. Në veri, Austria dhe Gjermania janë afër, po ashtu si Çekia dhe Sllovakia. Në këtë drejtim, mjafton të shikoni raportin e agjencisë evropiane për trafikun e drogës”- thuhet ndër të tjera në investigimin e kryer.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



