E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria ‘noton’ në ujë, Rama gjen kohë për sherr me Fevziun
Lajme

Shqipëria ‘noton’ në ujë, Rama gjen kohë për sherr me Fevziun

Teksa vendi po përballet me një situatë të rëndë për shkak të përmbytjeve, reshjeve të dëborës dhe zjarreve, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ndajë me qytetarët një tjetër “breaking news”, këtë herë jo për emergjencat natyrore, por për një përplasje publike me gazetarin Blendi Fevziu.

Përmes një postimi “alert” në Facebook, Rama iu përgjigj akuzave të Fevziut, i cili në emisionin “Opinion” deklaroi se disa ministra udhëtojnë jashtë vendit për arsye private gjatë fundjavave, ndërkohë që në televizione transmetohen pamje inspektimesh sikur ata ndodhen në detyrë. Fevziu e cilësoi këtë sjellje si arrogante dhe jashtë çdo standardi demokratik, sidomos në një moment kur qytetarët përballen me rrezik real për jetën.

Në reagimin e tij, kryeministri jo vetëm që mohoi akuzat, por tentoi t’i relativizojë ato duke publikuar të dhëna mbi udhëtimet e vetë gazetarit, sipas tij të dokumentuara në sistemin TIMS, ndërkohë që emisioni transmetohej “live”. Rama u përpoq të justifikojë situatën, duke ironizuar deklaratat e Fevziut dhe duke i cilësuar si të pabazuara në fakte reale.

Sipas Ramës, asnjë nga pretendimet për “kaseta” inspektimesh dhe udhëtime private të ministrave nuk qëndron, duke shtuar se edhe kur ministrat udhëtojnë për arsye personale, kjo bëhet me leje dhe miratim përkatës. Kryeministri e zhvendosi më tej debatin, duke ironizuar udhëtimet e Fevziut në Amerikën Latine, të cilat, sipas tij, bien ndesh me akuzat që gazetari bën publikisht në ekran.

Në postimin e gjatë, Rama përfshiu detaje ironike dhe personale, duke përmendur episode nga udhëtimet e Fevziut në vende si Ekuadori, Bolivia dhe Venezuela, ndërsa në Shqipëri transmetohej emisioni “Opinion”. Ai e quajti të gjithë situatën një “shaka të mbështetur në fakte reale”, duke pretenduar se nuk kishte qëllim sulmin personal, por një reagim ndaj asaj që e cilësoi si alarm të rremë.

Në përfundim, Rama u shpreh se është i gatshëm të përballet publikisht me këtë temë, nëse Fevziu dëshiron ta trajtojë seriozisht çështjen e udhëtimeve të ministrave dhe pretendimet për inspektime fiktive, duke e cilësuar gazetarin si “opozitën e vetme” që ende funksionon në vend, pavarësisht, sipas tij, lajthitjeve të herëpashershme.

Në fund të reagimit, kryeministri bashkëngjiti edhe listën e ashtuquajtur “6+1” udhëtimeve të Blendi Fevziut.

Vendi nën ujë dhe dëborë, Rama sherr me Fevziun, i nxjerr

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.