E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria  nuk i ka të zhvilluar institucionet dhe kurrikulat mësimore për tu mbrojtur nga fatkeqësitë
Lajme

Shqipëria nuk i ka të zhvilluar institucionet dhe kurrikulat mësimore për tu mbrojtur nga fatkeqësitë

Shqipëria është e vendosur në zonën e rrezikut të lartë për tërmetet dhe përmbytjet, por vendi nuk i ka të zhvilluar institucionet dhe kurrikulat mësimore për tu mbrojtur nga fatkeqësitë. 

Qytetaret termeti Tirana (14)

 

 

FAO ( Departamenti i Bujqësisë dhe Ushqimit në Organizatën e Kombëtare të Bashkuara) ka bërë së fundmi një Analizë gjithëpërfshirëse e reduktimit të rrezikut nga fatkeqësitë dhe e sistemit të menaxhimit për bujqësinë në Shqipëri.

Analiza sugjeron se, aktualisht, në Shqipëri, nuk ka një agjenci të përfshirë ose të ndërlidhur për rritjen e ndërgjegjësimit për rreziqet nga fatkeqësi.

Ndonëse ekziston një program studimi për “mbrojtjen civile dhe shpëtimin”, i ofruar nga universitetet private, nuk ka asnjë kurrikul që integron RRF-në  (Reduktimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë) në arsimin bazë dhe e atë të mesëm.

Me mbështetjen e donatorëve organizohen çdo vit seminare, trajnime dhe një tryezë të rrumbullakët për RRF-në, duke u fokusuar te mbrojtja dhe shpëtimi. Megjithatë, përpjekjet e përgjithshme për rritjen e ndërgjegjësimit kanë qenë të kufizuara vetëm në shpërndarjen e fletëpalosjeve, broshurave, posterave.

OJQ-të, si “Kryqi i Kuq Shqiptar” dhe “Save the Children”, janë përfshirë në organizimin e fushatave kombëtare periodike për çështjet e ndërgjegjësimit për komunitetet e cenuara, ndonëse përpjekje të tilla nuk kanë arritur ende deri te komunitetet më në nevojë dhe mbeten sporadike dhe josistematike.

Studimi i OKB-së, thotë se Shqipëria është e ekspozuar ndaj rreziqeve të shumta natyrore, duke përfshirë, por pa u kufizuar tek ato me origjinë hidrometeorologjike dhe gjeologjike, si tërmetet, përmbytjet, thatësirat, zjarret në pyje dhe rrëshqitjet e tokës.

Sipas të dhënave nga DesInventar, një sistem ky për menaxhimin e informacionit rreth fatkeqësive, nga viti 1852 deri në vitin 2013 në Shqipëri kanë ndodhur rreth 4000 raste fatkeqësish.  Monitor

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.