Shqipëria pajiset me sistemet raketore amerikane “Javelin”
Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë marrë sistemet moderne të mbrojtjes Javelin, një përparim i rëndësishëm për aftësitë mbrojtëse dhe sigurinë kombëtare të vendit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili thekson se këto sisteme do të rrisin kapacitetet mbrojtëse të ushtrisë shqiptare, ndërveprueshmërinë me strukturat e NATO-s dhe përmirësojnë parandalimin ndaj kërcënimeve të mundshme.

“Ardhja e sistemeve Javelin, falë bashkëpunimit me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare, rrit parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare,” tha Vengu.

Ky zhvillim vjen në kuadër të angazhimeve të Shqipërisë për modernizimin e ushtrisë dhe për forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-në.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



