Shqipëria po shkon drejt shuarjes, shtesa natyrore e popullsisë ra 17%
Shume shpejt ketu do te mbeten pak banore dhe te plakur
Edhe pa emigracionin, Shqipëria po shkon drejt shuarjes, shtesa natyrore e popullsisë ra 17% në tremujorin e tretë
Me numrin e lindjeve që po bie me ritme të larta, shtesa natyrore e popullsisë po tkurrjet ndjeshëm nga njëri tremujor në tjetrin, me ritme dyshifrore. Nëse kësaj tendence i shtojmë dhe emigracionin e rigjallëruar vitet e fundit (sipas OKB-së nga Shqipëria ikin 39 persona në ditë), nuk do të jetë e largët disa kur në vend do të mbeten shumë pak njerëz, pjesa më e madhe e të cilëve do të jenë të moshuar.
Numri i lindjeve, për tremujorin e tretë 2019 rezulton 7.403, duke shënuar një rënie prej 9,9 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2018. Numri i vdekjeve, për tremujorin e tretë 2019 rezulton 4.716, duke shënuar një rënie prej 5,1 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2018.
Gjatë tremujorit të tretë 2019, numri i lindjeve tejkaloi me 2.687 numrin e vdekjeve. Shtesa natyrore e popullsisë, për tremujorin e tretë 2019 pasqyron një rënie prej 17,1 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2018.
Në tremujorin e tretë 2019, shtesa natyrore e popullsisë shënon vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 1.223 numrin e vdekjeve, ndërsa i vetmi qark me shtesë natyrore me vlerë negative është ai i Gjirokastrës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 53 numrin e lindjeve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



