SHQIPERIA SI HAN DHE SOVRANITETI I SURRELIT
Para disa viteve, nje bari nga Librazhdi qe kujdesej per delet afer kufirit me Maqedonine, shkembeu zjarr me nje patrulle te rregullt kufitare ushtaresh maqedonas te cilet kishin hyre ne territorin shqiptar. Kryeministri i atehershem (mos gabohem Nano) as qe u mor me kete pune. Ashtu kishte ca pune me “xhin” (en) . Ministria e Jashtme jo, Ministria e Brendshme jo e jo. Heshtje prej turpi. Dhe kryeturpi ndodhi pak dite me pas. Policia arreston bariun per armembajtje pa leje !!!!
Nje gazete e perditshme, sot poblikon lajmin se eshte arrestuar nje 46 vjecar nga Saranda bashke me nipin e tij adoleshent. Keta te dy dhe dy te tjere qe i kishin shpetuar policise, vidhnin bageti ne Greqi (rrotull zones se Filatit) dhe i shisnin ne Shqiperi.
Deri ketu, ne rregull shume. Bravo cuna. Por ne kroniken perkatese sqarohet se gjathe kohes qe ishin duke vjedhur diku prane Filatit, keta hajdutet u pikasen nga policia greke dhe policia kufitare greke e cila u vu ne ndjekje te autoreve. Mirepo, hajdutet kishin mundur t`i iknin policise dhe kishin kaluar ne territorin shqiptar. Lajmi vazhdon : hajdutet kishin hapur zjarr kunder policise greke dhe per pasoje ishte plagosur nje polic grek. Pastaj, forcat e policise greke kishin mundur te benin arrestimin e dy prej hajduteve. Kronika nuk permend asgje tjeter por lihet te kuptohet se policet e rendit dhe policet kufitare greke kane hyre te armatosur ne territorin shqiptar. Pikerisht ketu fillon problemi. Si eshte e mundur dhe ku e gjen guximin policia apo anetare te njesive te tjera te armatosura te Greqise te futen ne territorin shqiptar?
Apo meqe kane varreza ushtaresh grek dhe Kryepeshkop grek ju duket si toke greke. Apo, vari palikarin shtetit “alvanos”? Ku eshte policia kufitare e gjeneralit qe behet blind para godines se kryeminstrise dhe bunkerit ne Surrel? Ku jane policet qe perleshen me grate neper protestat e opozites? Ku eshte shteti qe rreh grate shtatzana dhe pleqte e trotuareve kur shesin spinaq? Ku eshte kryetrimi nacionalist qe i ben karshillek Evropes? Ku e ka modelin e flokeve gjeniu libralexues i Ministrise se Puneve te Jashtme?
Ku vane marrveshjet triumfatore te shoqeruara me lakror Korce qe beri Ditmir Bushati? Cfare pret “skenderbeu” i Elises? Apo e ka ne plan t`i pergjigjet Greqise pasi te beje dhe bashkimin e ushtrive me Serbine? Se normalisht, gati e ka shpallur armike BE-ne. Cfare do te ndodhe nese perdite trupa ushtarake apo policore greke hyjne ketej e bejne arrestime? Rregullat strikte te funksionimit te policive nuk te lejojne te besh arrestime as ne nje qytet tjeter brenda territorit shteteror pa u koordinuar me policine vendore e jo me te shkelesh juridiksionin ne nje shtet tjeter sovran.
Le te flasin Edi Rama, Olta Xhacka, Sander Lleshi dheGent Caka.
P.S : hajdutet kane bere shume mire qe kane hapur zjarr ndaj nje trupe ushtarako plicore te huaj brenda territorit tone.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



