E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiperia si një çmendinë e madhe!
Publik News

Shqiperia si një çmendinë e madhe!

Duhet të shpëtojmë shëndetin mendor

Mentor Kikia

Jam diku jashte Shqiperie nja 2-3 dite, ne nje vend te BE-se.
Qytet i madh! Rruget plot me njerez.
Pak makina, gjithesesi asnje bori.
Asnje zhurme….
Lokalet plot, te gjithe bisedojne me qetesi.
Askund muzike….ose edhe aty ku ka, mezi degjohet.
Hipen ne autobuz dhe ne tren, cdokush ne pune te vet. Asnje zhurme….

Njerezit jane te qete, te buzeqeshin edhe kur i shikon ne sy kot, si idjot.
Diku ka nje radhe. Ka nje kalim te bllokuar. Mbi 200 njerez presin ne rresht. Nuk shtyjme, nuk bertasin. Nuk shajne…
Sapo le nje shesh publik dhe futesh ne nje zone banimi, tek hyrja, nje tabele lajmeron se ketu duhet mbajtur qetesi…..Eshte zone banimi. Njerezit duan te flene naten. Ngjitur eshte nje lokal me muzike rrock!

Po ne cfare dreqin kemi qe vetem bertasim?
Bertasim ne rruge
Bertasim ne kafene
Bertasim ne autobuz
Cfare dreqin kemi qe ne cdo lokal muzika kerrcet ne kupe te qiellit qe ne 6 te mengjesit?
Makinat u bien borive nate e dite, sa te zgjojne edhe te vdekurit….
Sapo hapet semafori fillon kori i borive…
Edhe ne fast-food kur futesh, muzika eshte ne parametrat e tortures mendore.

Ndaj jemi te gjithe si te cakerdisur nga trute, qe nervozohemi, zihemi e vritemi per hicgje, sepse jemi popull i stresuar, i traumatizuar, me probleme te shendetit mendor…
Sepse nuk gjejme kurre qetesi, as ne shtepi, as ne rruge, as ne pune, as ne kafene….as naten e as diten.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.