E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria vlen 108.85 milionë euro…
Publik News

Shqipëria vlen 108.85 milionë euro…

Shqipëri milionash. E tillë është kombëtar ja kuqezi sipas “Transferakt”. Pas përditësimit të fundit, vlera e skuadrës përfaqësuese ka pësuar rritje të konsiderueshme, duke kaluar edhe kufirin e paarritur ndonjëherë deri më tani: Shqipëria vlen 108.85 milionë euro. Kombetarja

 

Një shifër mbi 100 milionë euro, të cilën kuqezinjtë nuk e kanë prekur asnjëherë deri më tani.

“FRONI” 

Për shumë kohë, mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, ka kryesuar listën e futbollistëve të Kombëtares për nga vlera e kartonit në tregun e transferimeve. Tanimë, mbrojtësi i djathtë ka zbritur nga kjo listë në vend të tretë. Pas përditësimit të fundit, vendin e parë e ndajnë sërish dy shqiptarët e Serisë A.

kumbulla-strakosha

Portieri Thomas Strakosha dhe mbrojtësi Marash Kumbulla. Gardiani i Lacios dhe qendërmbrojtësi i Veronës për momentin vlerësohen me nga 25 milionë euro për kartonin. Shifër që më parë korrespondonte me vlerën e Hysajt, por ky i fundit tanimë vlerësohet me 16 milionë euro.

Një tjetër futbollist i Serisë A që është shumë i vlerësuar, duke marrë vendin e katërt, është Berat Gjimshiti. Me paraqitjet spektakolare që ka zhvilluar me Atalantën, qendërmbrojtësit tanimë kartoni i vlen 15 milionë euro.

RRITJE 

Rritjen më të madhe e ka shënuar Marash Kumbulla, i cili në përditësimin e të dhënave për muajin e fundit, ka shtuar me të paktën 15 milionë euro vlerën e kartonit të tij. Ndërkohë, vlera të konsiderueshme kanë edhe Berisha, Ndoj, Xhaka e Abrashi nga 3 deri në 2 milionë euro.

Vlera e Shqiperise (1)

Kjo shifër e Kombëtares në total mund të rritet ende me futbollistë të tjerë, megjithatë, kjo mund të konsiderohet baza e ekipit të Edi Rejas. Mes atyre për t’u shtuar, Armando Broja (pa vlerë kartoni për momentin) dhe Endri Çekiçi (80 mijë euro) janë kandidatët kryesorë që të kenë ftesë për ndeshjet miqësore të marsit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.