E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria Voton 2017/Basha nga  vendëlindja e bashkëshortes Tepelena: Edi hapi veshët e dëgjo,ekonomia katastrofë
Lajme

Shqipëria Voton 2017/Basha nga vendëlindja e bashkëshortes Tepelena: Edi hapi veshët e dëgjo,ekonomia katastrofë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndaluar pasditen e sotme në Tepelenë për fushatën e radhës elektorale. Gjatë fjalës së tij, Basha tha se ekonomia shqiptare është në krizë dhe qytetarët janë të varfër.

Ai ju drejtua edhe Kryeministrit Edi Rama duke i thënë se nuk e tregojnë palmat dhe sheshet me pllaka ekonominë e një vendi, por është gjendja e qytetarëve.

“Ekonomia është katastrofë. Hapi veshët Edi. Ti nuk e kupton, i ke harruar njerëzit e thjeshtë. Ti ke harruar shqiptarët, ke harruar tepelenasit. Të majtë e të djathtë e duan Tepelenën. Tepelena, Kurveleshi nuk janë malet dhe luginat. Janë njerëzit. Shqipëria nuk mund të jetë një shtet serioz kur ka ekonomi të dobët. Bëj sa të duash sheshe me pllaka, nëse shqiptarët vuajnë ky mbetet një vend i varfër dhe një shtet i përgjunjur. Ne sot jemi para një zgjedhje; të vazhdojmë të mbyllim sytë sic i mbyll Edi Rama kur thotë ekonomia po rritet po populli nuk e kupton”, tha Lulzim Basha ndër të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.