Shqipërisë i largohen të gjithë profesionistët
Ndërkohë që çmimet për shërbimet janë rritur shumë ndjeshëm, nuk do të jetë e largët dita kur shqiptarët do të kërkojnë me “kandil” një servis për të rregulluar makinën e tyre. Të rinjtë që orientuar drejt këtij biznesi po arrijnë të gjejnë treg jashtë vendit dhe i kanë braktisur ofiçinat në vendin e tyre.
E në fakt kështu po ndodh në të gjitha profesionet specifike, me mungesën e fuqisë punëtore, që theksohet çdo ditë e më shumë. Baret dhe restorantet po e vuajnë gjithashtu shumë mungesën e punëtorëve, teksa tashmë shohim më shumë kamerierë e banakierë në moshë të madhe, por edhe të mitur, që punojnë gjatë verës dhe jo vetëm.
Azia është parë si zgjidhje për plotësimin e tregut të punës, por edhe kjo alternativë, po funksionon jo efikase, pasi sapo mbërrijnë, edhe aziatikët “arratisen” drejt Europës. Situata është shumë komplekse edhe në kompanitë e transportit, me kompanitë, që e kanë thuajse të pamundur të plotësojnë stafin me shoferë.
Këta të fundit shkojnë kryesisht në Gjermani, ku paga është shumë më e lartë se në vendin tonë. Ndërkohë, sa i përket bareve dhe restoranteve, janë aktualisht 15 mijë vende të lira pune. Ndërkohë, pensionistët gjithnjë e më shumë po i drejtohen tregut të punës, duke vazhduar të punojnë edhe pas kalimit të limitit të moshës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



