E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipja ‘detyron’ Parashqevi Simakun të mos kthehet në atdhe
Showbiz

Shqipja ‘detyron’ Parashqevi Simakun të mos kthehet në atdhe

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, prej vitesh larg skenës shqiptare dhe me banim në SHBA, ka reaguar ashpër përmes rrjeteve sociale ndaj akuza dhe deklaratash të pavërteta, që sipas saj po qarkullojnë prej muajsh në media dhe rrjet.

Simaku ka vendosur të pezullojë për momentin rikthimin e saj në Shqipëri, i cili pritej të ndodhte këtë vjeshtë, duke zgjedhur të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara, larg “zërave që nuk ndalen”.

“Nëse për disa klikime zgjedh të ulësh dikë tjetër me shpifje, jini të sigurt: në atë moment, e ulni vetëm veten”, – shkruan artistja në një postim të qartë dhe të drejtpërdrejtë në rrjete sociale.

Sipas saj, emri i saj është bërë shënjestër prej rreth 10 muajsh, nga persona që kërkojnë të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve dhe thashethemeve.

Në reagimin e saj, këngëtarja kujton edhe kohët e vështira që ka kaluar në të kaluarën:

“Edhe në vitet 1985–1988, kur merrja çmime me përkushtim dhe sakrificë, më sulmonin me zili dhe mllef. Por as atëherë, as sot, nuk më kanë ndalur dot.”

Simaku thekson se publiku e njeh mirë dhe se e vërteta e saj është e njohur prej vitesh.

“Mua nuk më bëni dot asgjë. Publiku im më njeh prej vitesh dhe e di shumë mirë kush jam, çfarë kam dhënë dhe çfarë përfaqësoj”, – shkruan ajo.

Çfarë ndodhi?

Reagimi i Simakut erdhi pas një interviste të bujshme të Shqipes, e njohur nga publiku për deklaratat pa filtër, e cila gjatë një emisioni hodhi akuza të rënda ndaj së kaluarës së këngëtares.

“Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku ka qenë një nga ato persona që u merrte burrat të tjerave… Kështu ajo ka mbetur rrugëve… Nuk është e bukur ta thuash, por kështu më kanë thënë”, – u shpreh Shqipja.

Ishte pikërisht kjo deklarata, që solli edhe reagimin e fortë të këngëtares, duke sjellë kështu një reagim të rrallë të sajin, pas kaq kohësh heshtjeje.

Deklarata të tilla janë cilësuar nga ndjekësit si të papërgjegjshme dhe me natyrë denigruese, duke nxitur reagime të forta pro dhe kundër në rrjet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.