Shqipe Hysenaj: Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave
E ftuar në emisionin “Live From Tirana”, personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Shqipe Hysenaj, ka ndarë detaje nga udhëtimi i saj i fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku tha se ka dëgjuar shumë rrëfime dhe komente brenda komunitetit shqiptar atje.
Në intervistë, ajo u pyet në mënyrë të drejtpërdrejtë: “Çfarë thashethemi ke dëgjuar andej nga Amerika?”. Përgjigjja e saj mori vëmendje, sidomos për një përmendje që i bëri këngëtares së njohur shqiptare Parashqevi Simaku, shkruan pamfleti.
Sipas saj, gjatë qëndrimit në SHBA, kishte dëgjuar se Simaku ishte komentuar mes shqiptarëve të diasporës për marrëdhënie të supozuara me burra të martuar. “Kështu ka mbetur rrugëve… kështu më thanë. Nuk po flas për pjesën e artistes, por për atë që thuhej për të”, është shprehur Shqipja, cituar nga Pamfleti, që ka publikuar pjesë nga intervista.
“Diçka që më ka bërë më tepër përshtypje, është që kam dëgjuar që Parashqevi Simaku ka qenë një nga ato persona që u merrte burrat të tjerave. Po të flas çfarë kam dëgjuar. Unë jam shkokuar kur e mora vesh. Kështu ajo ka mbetur rrugëve. Unë nuk e besova, mendova që është femër e bukur, ka pasur karrierë… Po, ka pasur karrierë deri në momentin që familjet nisën të mos e merrnin më. Se shqiptarët e Amerikës flasin me njëri-tjetrin shumë, çfarë di unë, di dhe ti. Më kanë thënë që ka ndodhur shumë herë. Nuk po flas për pjesën e artistes, po them për thashethemet që kam dëgjuar. Këtë nuk e dinë shqiptarët që kanë emigruar tani, që kanë 1-2 apo 5 vite, po flas në kohën e atëhershme që ka bërë bujë. Merrej nëpër dasma, deri në momentin që nuk u mor më dhe u zhduk. Nuk është e bukur ta thuash, edhe unë nuk e pata të bukur ta dëgjoja”, tha Shqipja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



