Shqiptarët e mbetur mes Greqisë dhe Shqipërisë nisin protestën, bllokojnë rrugën e kamionëve me mallra
Shqiptarët të cilët kanë mbetur të bllokuar dhe pa zgjjdhje, në zonën mes Shqipërisë dhe Greqisë, kanë filluar protestën.
Ata kanë bllokuar rrugën e automjeteve me mallra. Mësohet se 60 shqiptarët “të ngecur” në zonën neutrale, thonë se nuk do ta lirojnë rrugën nëqëftëse nuk gjendet zgjidhje e problemit të tyre.
Shqptarët vinin nga Greqia për në Shqipëri, dhe tashmë janë të bllokuar. Të dyja palët, si ajo greke dhe shqiptare, nuk i lejon të futen në territorin e tyre për shkak të masave të marra si pasojë e virusit.
Ata thonë se janë pa para dhe ushqime prej shumë orësh.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



