Shqiptarët festojnë Vitin e Ri me tavolinat bosh: Nuk blejmë dot asgjë nga çmimet e larta!
Jemi një ditë larg ndërrimit të viteve dhe shqiptarët do e mbushin më pak tryezën e tyre.
Kjo pasi çmimet e ushqimeve, frutave dhe perimeve kanë pësuar rritje të madhe në muajin Dhjetor.
Qytetarët thonë se tryeza e ndërrimit të viteve do jetë më e vogël këtë herë pasi nuk mund të përballojnë dot çmimet. Shumë familje kanë hequr dorë dhe nga gjeli i detit pasi këtë vit çmimi arriti në 1400 Lekë/kg.
“Nuk i përballon dot asnjë njeri çmimet. Të gjitha pa përjashtim sidomos për pjesën dërmuese të popullit është gjynah. Unë nuk e bëj me gjel deti, jam bektashjan. Me 8 mijë Lekë peshë e gjallë. (mishi i qingjit)”
“Ne me ato(pensionet) nuk e mbulojmë kurrë sepse vetëm taksat që vijnë… Të marrësh një kg djath me 16-17 mijë Lekë edhe ai uji se e fusin në ujë të peshojë rëndë, i fusin edhe kripë.”
Ndërkohë ka konsumatorë që janë të vetëdijshëm për çmimet e larta jo vetëm gjatë festave por edhe gjatë gjithë vitit.
“Tërë kohën kanë qenë të rritura. Nuk blejmë dot një gjë. Janë tërë të rritura. Po më e varfër do të jetë. Sidomos zarzavatet janë shumë të shtrenjta. Marrim një kg, dy kaq.”
Edhe pse çmimet vazhdojnë të jenë të larta, familjet shqiptare pjesën më të madhe të të ardhurave e shpenzojnë për konsum.
Sipas INSTAT rreth 40% e buxheteve familjare shkon për ushqime, ndërkohë që në Europë mesatarja e shpenzimeve për konsum është rreth 13% e buxhetiti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



