E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptarët “masakrojnë” Mogherinin në Facebook: Turp
Lajme

Shqiptarët “masakrojnë” Mogherinin në Facebook: Turp

Një postim në Facebook i ka kushtuar shumë zyrtares së lartë të BE-së…

Në 70 vjetorin e miratimit të “Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut”, Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka publikuar një postim në rrjetin social Facebook duke thënë se ky hap e bashkoi botën pas tragjedisë më të madhe në historinë njerëzore.

Më tej ajo tha se Bashkimi Evropian është duke mbështetur shoqërinë civile, kundër ngacmimeve dhe kërcënimeve, raporton JOQ Kosova.

Pas këtij postimi të Mogherinit vërshuan komentet e shqiptarëve duke i thënë “FUQIA E  TË DREJTAVE TË NJERIUT”. Por ku janë të drejtat e njeriut për #Kosovën?, këto komente ishin në gjuhën angleze “HUMANRIGHTSPOWER. But where are human rights for #KOSOVO?”.Komente në postimin e shefes së diplomacisë evropiane bëri edhe deputetja Ganimete Musliu.

Kreshnik Osmani

Marksistja italiane, shefja e Diplomacise Europiane Federica Mogherini paska deklaruar:

“Kosova ka 24 ore afat për të anulluar vendimin për Ushtrine e Kosoves perndryshe do te perballet me pasojat”.

Zonja e paturpshme e Brukselit qe nuk nguron ta shprehe hapur paturpesine e saj dhe flirtin me Beogradin dhe Mosken ne kurriz te shqiptareve duhet ta dije se e gjithe Rusia e saj e zemres e ka volumin e ekonomise sa Teksasi, ndersa Italia e saj te cilen ajo nuk e perfaqeson aspak me gjithe lecka e ka ekonomine sa New York-u. Keshtu qe lerini gazrat veç. Kerkojani Gjeneralit Klark dhe Shefit te Pentagonit ta anullojne vendimin per Ushtrine jo Ramushit.

Çdo lloj paturpesie e Brukselit per te demonizuar sistematikisht shqiptaret dhe per te mbajtur gjithmone krahun e boshtit Beograd-Athine-Moske
Destabilizon Ballkanin dhe e çon ate ne lufte. Ne ate lufte qe nuk i sherben askujt! |🇦🇱

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.