E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptarët NUK DUROJNË MË, bllokojnë rrugën para doganës së Kakavijës
Publik News

Shqiptarët NUK DUROJNË MË, bllokojnë rrugën para doganës së Kakavijës

Qytetaret bllokojne rrugen para doganes se Kakavijes
Nuk kanë mundur të durojnë më shumë qytetarët shqiptarë që prej 4 ditësh kanë mbetur të bllokuar në doganën e Kakavijës.

Ata kanë vendosur të bllokojnë rrugën 1 kilometër para doganës së Kakavijës, në shenjë proteste, ndërsa raportohet se pala greke ka 2 orë që ka pezulluar punën.

Mes qytetarëve që kanë ditë që presin ka edhe fëmijë apo të sëmurë, ndërsa qytetarët kanë akuzuar edhe policinë dhe ambulancën se po merr lekë dhe po kalon makina pa radhë.”Një makinë e kuqe në targë greke kaloi në kundra vajtje, policia e kaloi përpara nesh. Kanë marrë autobusat jashtë radhe dhe i kanë kaluar.

Këto ambulancat nuk kanë qenë në shërbim të popullit, kanë qenë për të shtypur njerëzit. Ambulancat kanë marrë njerëz dhe i kanë kaluar lartë në doganë. Ku është ministri i Jashtëm. Si ka mundësi që tërë natën ambulancat lartë e poshtë duke transportuar njerëz për të kaluar kufirin, ndërsa sot s’ka asnjë ambulancë. Na shtypën edhe fëmijën”, deklaruan qytetarët shqiptarë që po presin në doganë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.