E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptarët populli që ka besimin më të lartë në institucionet e BE-së
Lajme

Shqiptarët populli që ka besimin më të lartë në institucionet e BE-së

Institucionet shqiptare e kanë bërë aq keq punën e tyre, saqë i kanë bërë shqiptarët popullin që ka besimin më të lartë nga çdoshtet tjetër europian në institucionet e BE-së.

bruksel-be

Sipas një raporti të Eurostat gati 80 për qind e popullsisë së Shqipërisë kishin besim të lartë të Parlamentin Europian me 2018. Kjo ishte përqindja më e lartë e besimit në raport me shtetet e tjera europiane.

Pas Shqipërisë besimin më të lartë në institucionet e BE-se e kanë shtete anëtare tëBE-së si Suedia, Belgjika, Finlanda, Holanda, Danimarka etj, ndërsa besimin e më tëulët e kishte Britania e Madhe, Greqia, Spanja, Çekia, Sllovenia, Franca e tj.

Shqipëria ka gjithashtu besimin më të lartë në institucionet e BE-së edhe nëkrahasim me vendet e tjera të Rajonit, teksa Serbia dhe Turqia paraqiten me besimin më të ulwt.

Ky besim i lartë i shqiptare tek BE reflektohet edhe në përdorimin e lartë të euros si monedhë për transaksione. Në një studim të publikuar së fundmi “Roli Ndërkombëtar i Euros”, BQE referon se preferenca për euron është veçanërisht e lartë në Shqipëri dhe Serbi.

BQE ka vërejtur se pas krizës së borxheve në Eurozonë të vitit 2009 ka nisur të bjerë besimi ndaj euros i koordinuar edhe me politikat kombëtare të vendeve. Por Shqipëria dhe Serbia vijuan të kenë nivelin më të lartë të përdorimit të euros në transaksionet e tyre cash në raport me vendet e tjera.

Besimi i lartë tek institucionet e BE lidhet me faktin se shqiptarët nuk kanë besim tek institucionet e tyre publike. Monitor

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.