E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptarët presin me muaj përgjigjen e analizave, Big Brother-i i nxjerr për 20 minuta
Publik News

Shqiptarët presin me muaj përgjigjen e analizave, Big Brother-i i nxjerr për 20 minuta

Vëmendjen e të gjithë mbrëmjes së sotme e mori rrëfimi i këngëtarit Luiz Ejlli, i cili tha se vuan nga një sëmundje e rrallë, jo tumor dhe për këtë shkoi në spitalin Shefqet Ndroqi.

Luizi rrëfeu se prej disa ditësh kishte gjakderdhje nga goja dhe për këtë nuk kishte treguar aspak.

Pavarësisht se nuk donte që të shkonte në spital, Luizi u bind të bënte analizat pas bisedës me Arbanën. Ajo që u duk e çuditshme ishte fakti, që për një sëmundje të rrallë analizat u bënë për 20 minuta.

Kjo ka shkaktuar reagimin e shumë qytetarëve dhe personazheve publikë, ku vënë në dukje se për popullin e thjeshtë analizat vonohen dy muaj dhe më shumë, ndërsa për një person që thotë se vuan nga nga një sëmundje e rrallë përgjigjia del për pak minuta.

Epo jetojmë në Shqipëri, vendin ku bëhet show me shqiptarët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.