E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptarët udhëtojnë me bileta të shtrenjta koncesionari i Aeroportit “Nënë Tereza”  fiton miliarda
Publik News

Shqiptarët udhëtojnë me bileta të shtrenjta koncesionari i Aeroportit “Nënë Tereza” fiton miliarda

Koncesionet rekord. historik me 53 miliardë lekë

Koncesionet kanë qenë kryefjalë përgjatë viteve të fundit sa shpesh me ironi thuhet se vetëm ajri ka mbetur për t’u dhënë me koncesion.

Vetëm vitin e kaluar biznesi i koncesioneve kapi vlerën e 53 miliardë lekëve duke shënuar një rekord të ri historik.

Televizioni “Top Channel” ka analizuar bilancet e 16 koncesioneve më të mëdha në vend, nga ato të burimeve natyrore e deri tek kontratat në fushën e shëndetësisë, transportit dhe ato të kontrollit fiskal. Sipas bilanceve të dorëzuara nga vetë kompanitë, për vitin e kaluar xhiroja e koncesioneve më të mëdha në vend arriti 475 milionë euro ose sa 3.3% e prodhimit të përgjithshëm kombëtar.

Më shumë se gjysma e kësaj shifre vjen nga dy koncesione, të cilat shfrytëzojnë pasuritë natyrore të vendit, ai i naftës në Patos-Marinzë dhe miniera e kromit në Bulqizë. Në total, të dy këto koncesione kanë faturuar rreth 33 miliardë lekë, ndërkohë që pas tyre vijnë me radhë koncesioni i aeroportit, ai i pasaportave dhe monopoli i skanimit në dogana.

Por, cilat janë koncesionet më fitimprurëse në Shqipëri? Sipas bilanceve të dorëzuara në QKR, vendin e parë e mban koncesioni i aeroportit. Në vitin 2017, Tirana International Airport pati një fitim para tatimit prej 2.8 miliardë lekësh. Pas tij renditet koncesioni i kromit me 1.8 miliardë lekë fitim dhe më pas vijnë pasaportat, kolaudimi dhe skanimit të cilat kanë patur një fitim vjetor nga 207 deri në 542 milionë lekë.

Në total, 16 koncesionet më të mëdha të vendit vitin e kaluar fituan 7.3 miliardë lekë ose rreth 60 milionë euro, me një normë mesatare fitimi prej mbi 13% mbi xhiron. Por, brenda listës ka kompani me norma fitimi deri në 46%, siç është rasti i aeroportit të Rinasit, apo 25-30% si pasaportat dhe kolaudimet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.