E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptari arrestohet teksa flinte me rumunen, tentoi të arratisej nga ballkoni
Lajme

Shqiptari arrestohet teksa flinte me rumunen, tentoi të arratisej nga ballkoni

Një 35 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Caserta, pasi rezultonte i dënuar për krime kundër pasurisë, ndërsa ishte i parregullt në shtetin fqinj.Carabinieri_Isorella

 

 

Mediat italiane shkruajnë se forcat e policisë depërtuan në një shtëpi në Casapulla, ku ata gjurmuan burrin me iniciale M.A., në praninë e një gruaje me kombësi ukrainase.

Kur shikoi policët, 35 vjeçari iku nga ballkoni i dhomës së gjumit, por jashtë ishin pozicionuar agjentët që vunë re një person gjysmë të zhveshur, i cili u përpoq të arratisej për të shmangur kontrollin. Përpjekjet e tij ishin të kota, pasi ai u bllokua menjëherë.

Policët konstatuan se shqiptare rezultonte zyrtarisht i dëbuar nga territori italian, por ishte rikthyer në vend në mënyrë të paligjshme.

35 vjeçari u arrestua dhe është vënë në dispozicion të gjykatës, e cila ka vlerësuar të ligjshëm ndalimin. Pas kësaj, ai është dërguar me forcë në kufirin detar të Brindizit, duke u dëbuar për në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.