E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptari kapet në fermën e Kanabisit
Lajme

Shqiptari kapet në fermën e Kanabisit

Një emigrant shqiptar i paligjshëm është kapur në një fermë kanabisi në Angli. Por ai pretendon se ishte ‘asgjë më shumë se një kopshtar’ është burgosur për pjesën e tij në kultivimin e më shumë se 100 bimëve kanabis.


Preng Prenga u kap nga policia duke ikur nga një pronë në Blackburn gjatë zbulimit të një ferme të madhe kanabisi me një vlerë rruge prej 44,800.

Në Gjykatë u tha se ishin banorët ata që lajmëruan policinë. Oficerët kontrolluan më 5 tetor dhe gjetën një sistem të sofistikuar të përhapur në të gjithë shtëpinë, me bimë që rriteshin në dhomën e ndenjes dhe tre dhoma gjumi në katin e sipërm. Në intervistën e tij, i pandehuri tha se nuk e dinte kush e kishte shtëpinë ose kush ishte përgjegjës për kanabisin.

50-vjeçari shqiptar kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me një kamion pesë vjet më parë dhe sipas avokatit të tij të mbrojtjes, Abiud Kaihiva, është me karakter të mirë të mëparshëm dhe ishte gjendur në këtë situatë për shkak të Covid. Prenga u dënua me dy vjet burg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.