Shqiptari ‘masakron’ njerëzit me aftësi të kufizuara, i godet me kovë me ujë (Detaje)
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me Tiktokerin shqiptar Florian Zani, i cili u arrestua mesditën e së martës (6/2) – siç thuhet në njoftimin e ELAS-it – për trafikim njerëzish dhe dëmtim fizik të personave në nevojë, duke shkelur kështu nenin për racizëm të theksuar ndaj njerëzve më vunerabël. YouTuber-i 35-vjeçar është arrestuar në shtëpinë e tij, pasi në orët e para të së martës (2/6), ka bërë një transmetim të ri të drejtpërdrejtë të akteve për të cilat akuzohet, në kurriz të dy personave me aftësi të kufizuara, të cilët u transferuan në një strukturë pritjeje.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, kryesisht Youtube dhe Tiktok, ai transmetonte imazhe, në të cilat regjistrohej herë pas here abuzimi me personat me aftësi të kufizuara dhe grumbullonte mijëra euro nga ndjekësit e tij besnikë, të cilët paguanin për të parë në transmetim të drejtpërdrejtë personat që abuzoheshin. Media greke “Xhungla” prezanton pamjet, ku tregohen persona duke u torturuar për të kënaqur kërkesat e ndjekësve të “Shefit”.
Paraditen e së mërkurës (02/07), dy viktima të tij dhanë dëshminë e tyre për veprimet e Florian Zanit, duke i dhënë dimensione të reja çështjes. Dhe kjo pasi sipas asaj që ka thënë një prej viktimave të tij, Youtuberi u ka dhënë alkool vajzave të mitura 15-17 vjeçe dhe i ka çuar në dhomën e tij. “Më rrahu keq, më pështyu, më goditi me grusht në të gjithë trupin”, tha Dragoi i Kuq për ANT1. Sipas tij, Tiktokeri ka përfituar nga shumë njerëz. Më e keqja është se ai merrte vajza 15 deri në 17 vjeçe, u hidhte alkool dhe i merrte me forcë e i çonte në dhomën tjetër. “Ka goditur shumë njerëz. Urrejtësit paguanin deri në 200 euro për të na goditur”, shtoi Red Dragon, emri i vërtetë i të cilit është ndryshe.
“Unë kam qenë në një reality shou talentesh dhe ai e shfrytëzoi dëshirën time. Një menaxher më çoi atje. Më thoshte do të bëj numrin një, do të bëj të famshëm. Ka dhënë edhe disa shuma, por shumë të vogla. Nga të gjitha paratë që fitoi, ai mbajti gjithçka dhe na dha shumë pak. Na ka shumë para borxh”, tha në emision burri tjetër që pretendon se është viktimë e YouTuber-it.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



