E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptari me 8 identitete, drejtonte disa “shtëpi kanabisi” në Britani të Madhe
Lajme

Shqiptari me 8 identitete, drejtonte disa “shtëpi kanabisi” në Britani të Madhe

Britani e Madhe – Një shqiptar me  “tetë pseudonime” do të dëbohet nga Britania e Madhe drejt vendit tonë, pasi në banesën e tij u gjetën 10,000 paund  të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Edlir Ganoshi kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe “njihej” nga policia për faktin që kishte identitete të ndryshme.

32-vjeçari u burgos në vitin 2018 për përfshirje në prodhimin e kanabisit dhe tani përballet me deportim pasi mijëra paund cash u gjetën në vendin ku ai jetonte në prill të këtij viti.

Ganoshi ishte pjesë e një bande që kontrollonte disa ferma kanabisi të shpërndara në zona të ndryshme të vendit, e që sillnin rreth 2 milionë paund të ardhura çdo vit. Ky aktivitet kriminal mori fund në Prill të 2021-t, pas një operacioni që zgjati 10 muaj.

Ganoshi thuhet se mbikëqyrte bandën së bashku me Elidjon Pashallarin dhe Arber Ganoshin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.