Shqiptari me pranga në duar bërtet para gjykatës: I kërkoj falje fëmijëve të mi
Autori i krimit gjatë hyrjes në gjykatë bërtiti duke i kërkuar falje fëmijëve të tij. Ndërsa përpara togave të zeza 51-vjeçari është shfaqur i penduar për aktin e tij.
Autori goditi me thikë bashkëshorten mbrëmjen e së dielës së kaluar në banesën e tyre në Tsilivi të Zakynthos.
40-vjeçarja, para orë para se të vritej, ishte dhunuar brutalisht nga i shoqi dhe kishte shkuar në komisariatin e Zakynthos, ku denoncoi për herë të dytë për dhunë në familje.
Pasi ajo është kthyer në banesë, ndërkohë që autoritetet po kërkonin bashkëshortin e saj, 51-vjeçari i kishte shkuar në shtëpi dhe pasi gruaja nuk ishte përgjigjur kishte thyer derën.

Ai kishte nisur ta dhunojë sërish dhe në tentativë për tu arratisur viktima vrapo tek shkallët e fqinjit, por sulmuesi e kapi atë, e dhunoi, i hodhi një vazo me lule para se ta godiste me thikë.
Më pas 51-vjeçari është zhdukur dhe u kap nga policia pas rreth 24 orësh.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



