E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptari monstër në Itali/ Përdhunonte ish-gruan në sy të djalit
Lajme

Shqiptari monstër në Itali/ Përdhunonte ish-gruan në sy të djalit

Një ngjarje horror është regjistruar në Itali.

Protagonist është bërë një 34-vjeçar nga Shqipëria, i cili ka përdhunuar ish-bashkëshorten e tij pasi ka shkuar në banesën e saj me pretekstin që do të takonte djalin.

Vogëlushi pas divorcit të prindërve jetonte me të ëmën, ndërsa babai-monstër e ka përdhunuar ish-bashkëshorten në sytë e fëmijës.

Nën kërcënim dhe dhunë burri kishte abuzuar me të, histori të cilën gruaja gjeti guximin ta denonconte në polici, pas një bisede që bëri me një miken e saj.

34-vjeçari me profesion zejtar, jeton në Sanremo të Italisë, dhe tashmë dosja kundër tij është në duar të gjyqtarëve. Ndërsa çështja është në hetim, emigrantit shqiptar i është ndaluar t’i afrohet gruas dhe djalit të tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.