E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptari përpiqet të vrasë të dashurin e ish-gruas para vajzës 4-vjeçare
Lajme

Shqiptari përpiqet të vrasë të dashurin e ish-gruas para vajzës 4-vjeçare

Ai u përpoq të vriste rivalin e  tij në dashuri duke e goditur në kokë me një tufë çelësash, por ajo nuk e la atë t’ia mbathte dhe karabinierët arritën në kohë dhe e arrestuan, njoftojnë mediat italiane.

Ngjarja ndodhi në Frignano, në Casertani, ku protagonist është shqiptari 33-vjeçar, Aleks Hoxha, banues në Acerra, i cili përfundoi në kërkim për tentativë vrasjeje dhe plagosje.

Burri u fut në shtëpinë e ish-gruas së tij ku gjeti shokun e saj. Ai e dinte se ajo kishte nisur një marrëdhënie të re. Kur e ka parë rivalin, ai mori çelësat në xhepin e xhaketës dhe e goditi atë në kokë para syve të gruas dhe vajzës katërvjeçare.

Ndërkohë, tek 112 erdhi thirrja që sinjalizoi. Karabinierët arritën ta kapin shqiptarin që po hynte në makinë për t’u zhdukur prej aty.

Ndërsa, burri që u sulmua përfundoi në spitalin e Aversa, prej ku u transferua në klinikën Pinera Grande të Caster Volturno ku është ende i shtruar në spital me diagnozën në rrezik për jetën.

Pas konstatimit të asaj që ndodhi, policia e arrestoi 33-vjeçarin, ish-gruaja e tij tregoi makthin që kishte përjetuar për 12 muaj pas largimit të tij nga shtëpia, pasi e ai e përndiqte dhe e kërcënonte thuajse çdo ditë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.