E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptari po kthehej në Shqipëri, me 10 kilogramë kokainë të pastër
Lajme

Shqiptari po kthehej në Shqipëri, me 10 kilogramë kokainë të pastër

Kur e ndaluan policët, u tha se nga Gjermania po kthehej në Shqipëri.

Kontrolli i makinës zbuloi se nuk kishte asnjë bagazh në makinën e tij ‘ VW Polo’.

Këtu lindën dyshimet e para të karabinierëve të Veronas.

Më pas i riu shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte nisur të acarohej, duke shtuar edhe më shumë dyshimet e policisë, që ka bërë shoqërimin e tij bashkë me makinën në kazermë.

Aty është zbuluar edhe shkaku.

Shqiptari kishte në makinë 10 kilogramë kokainë të pastër me një vlerë prej të paktën 1 milionë eurosh.

Droga është gjetur fshehur në sedijen e shoferit dhe të pasagjerit dhe ishte e ndarë në 10 pako nga 1 kilogramë secila dhe e mbështjellë me natriban.

Pas arrestimit të të riut shqiptar, policia italiane ka nisur hetimet për të zbuluar organizatën për të cilën punonte ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.