E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptari vrau veten dhe gruan, familjarët: I kemi plagë në zemër!
Lajme

Shqiptari vrau veten dhe gruan, familjarët: I kemi plagë në zemër!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin francez të Brestit, ku çifti shqiptar nga Korça, Andon Janaqi, 36 vjeç, dhe Anjeza Zeneli, 30 vjeçe, janë gjetur të pajetë brenda banesës së tyre. Policia franceze është njoftuar nga banorët e zonës, të cilët kishin dëgjuar të shtëna armësh.

Në vendngjarje është gjetur një pushkë gjahu, dhe hetimet paraprake dyshojnë se burri ka vrarë gruan dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Rrethanat dhe motivet e ngjarjes vijojnë të mbeten të paqarta. Çifti ishte prindër i dy fëmijëve të mitur, 9 dhe 3 vjeç.

Familja Janaqi në Shqipëri mori lajmin tragjik mbrëmjen e kaluar. Nëna e Andonit, Floresha Ilo, rrëfen se kishte folur me të birin pak orë para ngjarjes dhe se djali i ishte dukur i mërzitur. Ajo apelon për ndihmë për të sjellë trupin e Andonit në Shqipëri, pasi nuk ka mundësi financiare për të udhëtuar drejt Francës.

“Dua ndihmë nga juve të më sillni djalin këtu, s’kam lekë të iki në Francë. Jam fukara me 20 mijë lekë rrogë. Kishin 4 vite në Francë, ishin mirë e bukur, me shpi, me karta, kishin mosmarrëveshje në çift… Hera e fundit që fola ishte dje, në orën 14:30. Më tha: ‘Mami jam i mërzitur’. Nuk kam komunikim me familjarët e nuses pas kësaj që ndodhi. Për fëmijët nuk e di ç’kanë diskutuar me familjen e nuses”, rrëfen ajo.

Edhe motra e Andonit apelon për rikthimin e trupit të vëllait dhe kujdestarinë e fëmijëve:

“Unë dua që vëllain ta sjellin këtu, se nuk kemi kushte. Dua vetëm vëllain ta sjellin këtu, nuk duam gjë tjetër. Kanë dy fëmijë. Thonë që fëmijët do t’i marrë shteti, ne duam që t’i marrim në Shqipëri, një tek ne dhe një tek gjyshja tjetër. I kemi plagë në zemër fëmijët.”

Hetimet në Francë vijojnë për të zbardhur motivet e kësaj tragjedie, që ka lënë dy fëmijë të mitur jetimë dhe dy familje të shkatërruara mes dhimbjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.