E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptari vret gruan  vajzën dhe veten
Lajme

Shqiptari vret gruan vajzën dhe veten

Në banesën e familjes, punëtorët e shpëtimit gjetën trupin e gruas 46-vjeçare dhe vajzës së tyre 17-vjeçare, ndërsa vajza 14 vjeçare ishte e pa dëmtuar.

Për shkak të situatës në shtëpinë në Isselburg, hetuesit aktualisht po supozojnë se 51-vjeçari nga Kosova së pari vrau gruan dhe vajzën e tij dhe më pas vrau veten në verandën e shtëpisë, sqaron Bild.

Asam S. thirri një të njohur që jetonte larg dhe i rrëfeu çfarë kishte ndodhur me familjen e tij. Dëshmitari menjëherë lajmëroi policinë, por oficerët u vonuan.

“Sipas gjetjeve fillestare, burri 51 vjeçar donte të vriste gruan e tij dhe dy fëmijët e tyre”, tha Kryeprokurori Publik Martin Botzenhardt.

Gazeta gjermane shkruan se Elfete S. donte të ndahej me burrin e saj, ndërsa çifti jetonte veçmas. Nëna e tre fëmijëve dukej shumë e dëshpëruar, raportojnë fqinjët.

Mosmarrëveshjet në kontekstin e një faze të gjatë ndarjeje të çiftit mund të konsiderohen si motiv për aktin. Një skuadër vrasjesh ka marrë përsipër hetimet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.