Shqiptari vret me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj, në sy të foshnjës
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, teksa një shqiptar nga Kosova ka goditur me thikë ish-bashkëshorten e tij dhe partnerin e saj 23-vjeçar nga Afganistani, duke i lënë të vdekur në vend.
Mediet gjermane raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë një stacioni treni, teksa nëna 32-vjeçare po qëndronte në makinë me foshnjën dy muajshe.
Ndërkohë, pas krimit foshnja është marrë nga policia dhe është vënë nën kujdesin e strehës së të rinjve.
Sipas Agjencisë Gjermane të Shtypit, afër po organizohej një dasëm me rreth 20 persona, ku Pastori ishte kujdesur për njerëzit e tronditur nga ngjarja e tmerrshme.
Stacioni u mbyll për disa orë nga ana e policisë për të marrë informacionet e për të zbardhur ngjarjen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



