Shqiptari vret pronarin e lokalit në Gjermani

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur qytetin e Duseldorfit në Gjermani. Krimi i dhunshëm ka ndodhur para një restoranti në qendër të qytetit në Duaeldorf.

Sipas informacioneve, pronari 38-vjeçar i një lokali në Herzogstraße në lagjen Friedrichstadt ka debatuar me një shqiptar 52-vjecar. Dy personat mësohet se kanë dalë jashtë restorantit për të zgjidhur debatin. Por debati i tyre u përshkallëzua deri në pikën ku shqiptari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.

Autori thuhet se është kthyer në lokal më pas. Mësohet se ai ka kërcënuar klientët e tjerë atje.

Aktualisht është e paqartë nëse autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin.

Aleksandar Stefanoviç është serbi 38-vjeçar i cili u vra me armë zjarri mbrëmjen e djeshme para restorantit të tij në Dusseldorf.

Autor i ngjarjes ishte shqiptari nga Kosova Rrustem Llapi 52 vjeç. Motivi i ngjarjes nuk është zbardhur ende teksa po qarkullojnë disa versione të ndryshme.

Një dëshmitar ka deklaruar se shkak për sherrin që degjeneroi në shkrepjen e armës kanë qenë borxhet e lojërave të fatit, e disa të tjerë shkruajnë se ata ishin ortakë në restorantin ku ndodhi ngjarja.

Llapi e qëlloi Stefanoviç me disa plumba duke e lënë të vdekur në vend.

Ky i fundit ka qenë luftëtar i MMA në Gjermani. Peshonte 120 kg dhe ishte 180 cm i gjatë. Ai ka luftuar në disa ndeshje 3 prej të cilave i ka fituar e në 6 të tjera ka dalë humbës.

Publikuar nga Publik Media