Shqiptarja Ava Max publikon këngën e re në bashkëpunim me DJ-in e famshëm
Tashmë ajo sapo ka sjellë këngën e saj më të re në bashkëpunim me DJ e famshëm norvegjez, Alan Walker.
“Ky është kapitulli i dytë, duke vazhduar tregimin nga videoja muzikore On My Way, duke ngritur shumë pyetje pa përgjigje. Shpresoj t’ju pëlqen, dhe të jeni aq të emocionuar, sa unë”, ka shkruar Walker poshtë videos në YouTube.
Kënga është shoqëruar me një klip me domethënie të veçantë, ndonëse këngëtarja shqiptare nuk është pjesë e tij.
Ndërkohë që nga ana tjetër vetë Ava Max po përmbyll një vit të suksesshëm muzikor me plot projekte e çmime të rëndësishme në eventet muzikore të rangut botëror.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



