E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptaro-australiani Lekaj  ka pranuar vrasjen e vajzës së tij, Sabrina Lekaj
Lajme

Shqiptaro-australiani Lekaj ka pranuar vrasjen e vajzës së tij, Sabrina Lekaj

49-vjeçari Petrit Lekaj, shqiptaro-australian, ka pranuar vrasjen e vajzës së tij, Sabrina Lekaj, ngjarje e ndodhur në muajin korrik, e cila tronditi opinionin publik.

Pasi u shpall fajtor nga gjykata, gruaja e tij, e ëma e viktimës, një muaj pas sulmit, theu heshtjen, ndërsa tha se burri i saj nuk ishte njeri i lig.

 

 

Ajo theksoi se burri i saj nuk kishte dhunuar kurrë asnjë anëtar të familjes dhe se ajo që kishte ndodhur e kishte tronditur. “Është shumë më e lehtë kur ju e dini se njëri është personi i keq dhe njëri është viktima, të paktën di se përse të bërtasësh, por në të vërtetë nuk është kështu, kur dhimbja është shuëm e madhe për të dy. Ju nuk i dini te gjitha”, tha ajo.

20-vjeçarja u gjet e therur me thikë e ulur në sediljen e pasagjerit brenda një “Mercedesi” luksoz. Në vendin e shoferit krah saj, u gjet i plagosur babai, Petrit Lekaj, me dëmtim në pjesën e barkut. Krimi kishte ndodhur disa metra larg banesës së familjes Lekaj.

49-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital për trajtim mjekësor dhe gjendja e tij u stabilizua. Pas daljes nga spitali, Petrit Lekaj u mbajt në paraburgim, kurse më vonë u dërgua në një institucion të shëndetit mendor.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar këtë të hënë, Lekaj pranoi se kishte qëlluar për vdekje me thikë vajzën e tij. Petrit Lekaj pritet të dalë sërish para gjykatës më 25 Nëntor, pasi prokurorët kërkuan një shtyrje 12-javore për shkak të hetimeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.