E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Shtatë kushtet e Bashës për Magjistraturës, sinjali për bashkëqeverisje të re të PD me Ramën”
Publik News

“Shtatë kushtet e Bashës për Magjistraturës, sinjali për bashkëqeverisje të re të PD me Ramën”

Kryetari i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima ka reaguar për shtyrjen e votimit të ligjit për Magjistraturën.

Me anë të një deklarate zyrtare  Kokëdhima shprehet se  kushtet që Basha i vendosi Ramës ditën janë një pikë nisje për një marrëveshje të re si ajo e 17 majit të vitit të kaluar.

Reagimi i plotë

Partitë e hanit të pazarit

Kuvendi i Shqipërisë i mbylli dje punimet pa arritur të votojë ligjin për  Magjistraturën. Deputetët ikën me pushime, ndërsa vendi është prej muajsh pa Gjykatë Kushtetuese, tani edhe pa Gjykatë të Lartë. Nuk ka asgjë parimore në përplasjet mes partive të vjetra për magjistratët e rinj. Rilindja, PD dhe LSI zihen dhe pajtohen pasi ndajnë të mirat e tepsisë.

Gjoja në emër të konsensusit për  hapjen e negociatave me BE-në SHQUP-i do të bashkohet në pazarin e radhës, sidomos tani që LSI-ja ka dhënë sinjalet se do të ofrojë votat e veta për ligjin e magjistraturës. Shtatë kushtet e Lulzim Bashës për Rilindjen që PD-ja të japë votat për ligjin e Magjistraturës janë vetëm sinjale për një pakt të fshehtë si ai i mesnatës së 17-18 majit 2017, që hodhi në erë kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, në këmbim të bashkëqeverisjes disamujore.

ZGJIDHJA e ka paralajmëruar shumë kohë më parë se partitë e vjetra janë bashkë në ujdi për ndarjen dhe rotacionin e pushtetit. Ato zihen dhe kacafyten, jo për fatet e vendit, por të bizneseve të tyre. Ato janë të korruptuara deri në palcë dhe vetëm me korrupsion i zgjidhin përplasjet mes tyre. Me to në pushtet, shqiptarët do të bëhen gjithnjë edhe më të varfër. Vetëm zgjedhjet e lira dhe të barabarta do të çlirojnë edhe drejtësinë nga kthetrat e politikës së vjetër.

ZGJIDHJA në pushtet do t’u sigurojë shqiptarëve një drejtësi të paanshme, ku të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.