Shtëpitë ngjitur kompensohen, të tyret jo, nga Bregu i Lumit – Ramës: Mos na provoko!
Banorët e Bregut të Lumit i kanë bërë thirrje sot kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Kryeministrit Edi Rama të mos i provokojnë me kërcënimet për shembjen e shtëpive, ca më tepër në kushtet kur duket qartë se po bëhet diskriminim.
Ata janë ngritur sot në protestë, pasi sot përfundon afati për qëndrimin e tyre aty dhe duhet të largohen pasi do të vijojnë punimet për bulevardin e ri të Tiranës.
“I lutem Kryetarit të Bashkisë dhe Kryeministrit, të mos na provokojnë, – tha njeri nga protestuesit. – Sot është afati i fundit, ne shtëpinë tona nuk e lirojmë.
Na ka vënë dhe 5 milionë lekë të vjetra gjobë për të liruar shtëpinë.
Po nuk është e drejtë të dal në rrugë kur kam që në vitin 2005 që kam kërkuar leje legalizimi dhe me ka hequr nga legalizimi kur unë jam banor i Tiranës.
Kam që në vitin 2000 që jam këtu, kam 18 vjet dhe i kam paguar të gjitha.
Do ta mbroj shtëpinë timë qoftë edhe me gjak.
A e shihni bulevardin? Më thotë se deri këtu janë shpronësuar. Ky është diskriminim, dallim i madh për ne. Kur deri këtu paguhet dhe këtej s’ka më shpronësim?! Atëhërë ta lëjë kur nuk ka lekë për shpronësim. Kemi tre muaj që protestojmë.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



