E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shtet sharlatanëah dhe kartelesh
Publik News

Shtet sharlatanëah dhe kartelesh

Nga karteli në kartel

Bordi kartel i sigurimeve u be xheloz nga bordi kartel i naftes. Do dhe ky rritje cmimesh. Ka dale Shoqata e Siguruesve dhe thote se do rriten cmimet e siguracioneve sepse na eshte rritur cmimi i marmites dhe kollodokut kur paguajme defektet e aksidenteve.

Kane mesuar te gjithe tani dhe bejne ate stilin, leshojne lajme neper media, qe burime nga shoqata e siguruesve bejne te ditur se na jane rritur kostot.

Shoqata qe dalin dhe thone do rriten cmimet vetem ne Shqiperi ka. Konsumim krimi ne publik. Po ta bejne me ndonje vend tjeter ja presin buzet atij qe del ne interviste dhe shoqates i vene kycin.

Tani une nje gje nuk marr vesh. Cfare e pengon cilendo shoqeri shigurimi qe te rrise cmimet? Nuk e pengon asgje. Por keta duan ta bejne rritje te koordinuar, se s’duan konkurrence. Dhe del shoqata, qe merr rolin e kartelit dhe ben fiksim cmimesh.

Tani nxirrni AMF-ne qe t’u rrise cmimin dysheme. Se bordi i naftes dhe ushqimeve ve cmim tavan, keta te AMF-se e vene dysheme. Dhe me e bukura eshte se disa nga nepunesit e shtetit qe fiksojne cmimet e sigurimeve dhe ndarjen e tregut ne AMF, here pas here emerohen dhe ne Autoritetin e Konkurrences. Shtet sharlatanesh.

Ah dhe mblidheni cik ate bordin e naftes sot se ka rene nen 1280 toni. Apo do prisni pak.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.