E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shtetësia shqiptare/ Ja reagimi i presidentit grek drejtuar Janullatosit
Lajme

Shtetësia shqiptare/ Ja reagimi i presidentit grek drejtuar Janullatosit

Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryepishkopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë,  Anastas Janullatos, të cilit i shprehu urimet më të mira për festën e Krishtlindjeve dhe kënaqësinë e tij të sinqertë për dhënien e shtetësisë shqiptare, një veprim që vulos sjelljen e tij disavjeçare shembullore dhe si një një qytetar shembull i Shqipërisë.

Presidenti i Republikës, Prokopios Pavlopulos, do të komunikojnë me telefon të martën, më 26.12.2017 me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Ilir Meta, për t’i shprehur atij falënderimet e tij të ngrohta, duke pasur parasysh se kjo nismë e Presidentit të Shqipërisë rekomandon, përveç kësaj, një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë”, thuhet në një njoftim të ANA-MPA, agjencia shtetëore greke e lajmeve, në mbrëmjen e 25.12.17 dhe transmetuar edhe në emisionin qendror të lajmeve të orës 20.55 të kanalit televiziv shtetëror, ERT.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.