E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Shteti nuk ekziston”, banorët e rregullojnë vetë rrugën
Lajme

“Shteti nuk ekziston”, banorët e rregullojnë vetë rrugën

Në Qerret të Lushnjës, banorët nuk kanë pritur më premtimet për shtrimin e rrugës së tyre.

Ata janë bashkuar dhe me lekët e tyre dhe po investojnë kilometrat të cilat i kanë penalizuar në bujqësi e në jetën e përditshme.

Kanë një jetë që presin për t’ju shtruar rruga, por asnjëherë nuk ndodhi. Atë që nuk e bënë ata që i takon e kanë bërë vetë banorët e fshatit Qerret i vjetër në Bashkinë Lushnje. Janë 50 familje të këtij fshati, të cilët me kontributin e tyre financiar vendosën që të sistemojnë sadopak këtë rrugë. Por sipas banorëve, kjo nuk është hera e parë që ata e shtrojnë vetë rrugën,kjo gjë ndodh 2 herë në vit.

Banori 1: “E bëjmë 2 herë në vit me fondet tona.”

Banori 2: “Gjithmonë kjo rrugë ka qenë problematike. Siç e shikoni edhe vetë çakullin e kemi blerë me lekët tona.”

Banori 3: “Në dimër të mbyt uji dhe balta, në behar të mbyt pluhuri. Këtu nuk kalohet dot.”

Vështirësitë janë si në dimër me baltën edhe në verë me pluhurin. E vetmja mundësi ekonomike është bujqësia, por pa rrugë ajo ka mbetur pas në këtë fshat duke rënduar gjendjen ekonomike të banorëve.

“Vuajmë siç e shikoni vetë. Merremi me bujqësi, mallim s’e kalojmë dot.”

Të kontaktuar në telefon nga abc përfaqësues të Bashkisë Lushnje thonë se kjo rrugë është pjesë e unazës, e cila do të lidhë këtë fshat me autostradën Lushnje – Berat dhe do të jetë e shtruar brenda vitit 2019.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.